Mazniku: Nis sot akreditimi i universiteteve. Ja detajet!
Procesi i shumëdiskutuar i akreditimit të universiteteve do të nisë sot, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes me agjencinë angleze QAA (Quality assurance agency), e renditur si më e mira nga ENQA, rrjeti europian i sigurimit të cilësisë së universiteteve. Agjencia, që vitin e fundit është vlerësuar maksimalisht për standardet. Lajmi bëhet me dije nga zëvendësministri i Arsimit, Arbian Mazniku, i cili sqaron për gazetën “Shqip”, detajet e mënyrës sesi do të jetë organizuar procesi i akreditimit dhe sesi do të aplikohet ai në universitete. “Procesi i akreditimit tipikisht, në pjesën më të madhe të rasteve zhvillohet i ndarë në tri faza. Në fazën e parë përcaktohen kriteret e akreditimit, siç mund të jenë për shembull: Raporti student-pedagog; Mbajtja e dokumentacionit; Mbajtja e mësimdhënies; Skualifikimi i stafit; Mbajtja e regjistrave deri tek ato që konsiderohen si më elementaret, si: A ka institucioni arsimor fikse zjarri; A kanë parametra higjienikë tualetet?”, tregon Mazniku.
Për më shumë klikoni këtu