Matura shtetërore, datat dhe struktura e testeve
Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2015, për afro 45 mijë maturantët në ttë gjithë vendin.
–Gjuha e Huaj: më 23 maj
-Gjuha Shqipe: më 29 maj
-Matematika: më 9 qershor
-Provimet me zgjedhje: më 19 qershor
Secila tezë e provimeve me detyrim do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 pikë secila (13 pikë gjithsej), dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë.
Tezat e provimeve me zgjedhje do të përmbajnë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje do të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 pikë secila (10 pikë gjithsej) dhe 10 pyetje me zhvillim të cilat vlerësohen me 30 pikë.
Testi vlerësohet maksimalisht me 40 pikë. Provimet me detyrim zgjasin 2 orë e 30 minuta. Provimet me zgjedhje zgjasin 3 orë.