Limiti i moshës për të përdorur rrjetet sociale, injorohet nga shumica e fëmijëve
Më shumë se ¾ e fëmijëve të moshës 10 deri në 12 në Mbretërinë e Bashkuar, kanë një llogari në mediat sociale, edhe pse janë nën moshën e lejuar. Një studim nga CBBC Newsround është publikuar sot në ditën për Internet të Sigurt dhe thotë se 1 në 5 fëmijë është përballur me ngacimin online.
Anketa është bazuar në 1200 të rinj të moshave 10 – 18 vjeç, për të cilët rezulton se mediat sociale janë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së përditshme.
Në mesin të anketuarve të moshës 13-18 vjeç, 96% thonë se kanë një llogari në rrjetet si Facebook, Instagram, Snapchat dhe Whatsapp.
Ndërsa tek të anketuarit nën moshën 13 vjeç, 78% thonë se kanë përdorur të paktën njëherë një rrjet social, pavarësisht se janë nën moshën e lejuar. Facebook rezulton të jetë rrjeti më i përdorur nga fëmijët nën moshën 13 (49% e tyre) dhe më pas Instagram (41%).
Në mesin e të anketuarve 16-18 vjeç, 2 në 5 fëmijë thonë se i kanë përdorur mediat sociale për të përhapur thashetheme dhe për të ngacmuar të tjerët. /m.g
Burimi: BBC