Kundër reformës! Kundër arrogancës! – Nesër protesta e fundit e studentëve
Ndonëse periudha universitare ka mbaruar, studentët nuk tërhiqen nga protestat kundër reformës për Arsimin e Lartë. Projektligji për Reformën është shtyrë për miratim në parlament ditën e martë.
Ndërkohë, po ditën e martë, në orën 17:00, përballë dyerve të parlamentit studentët do të dalin në protestë. “Do të mbahet protestë kundër kalimit të Reformës për Arsimin e Lartë dhe arrogancës qeveritare!”- thuhet në njoftim.
Studentët theksojnë se kjo reformë nuk duhet të kalojë për shkak se tregtarizon universitetin, rrjep studentët dhe abuzon me paratë publike përmes financimit të privatëve.
Ndër të tjera, në njoftim paralajmërohet se nesër është thirrja e fundit për pushtetarët, për të mos e miratuar këtë reformë, në të kundërt “vjeshta do të na gjejë të barrikaduar në rrugë, fakultete dhe konvikte!”.
https://www.facebook.com/events/1611134415833612/