INSTAT: Të rinjtë shqiptarë me universitet, bëjnë punë të një niveli më të ulët
INSTAT ka publikuar së fundmi një raport që ka për qëllim të vlerësojë jetesën e të rinjve shqiptar, në grupmoshat 15-29 vjeç. Sipas raportit, mbarimi i një fakulteti në fushën e ekonomisë, juridikut apo një dege tjetër të preferuar dhe mosgjetja e një pune në profesion po kthehet në një shqetësim gjithnjë e më të madh për rininë shqiptare.
Sipas raportit, në vitin 2014, norma e mospërputhjes së kualifikimeve të popullsisë me universitet ishte 34.8%. Në shumë raste, punonjësit nuk përputhen me punën që bëjnë. Disa janë të mbikualifikuar – ata janë në gjendje të kryejnë detyra më komplekse dhe kualifikimet e tyre nuk përdoren mjaftueshëmndërsa të tjerët, ose janë jo mjaft të kualifikuar për punën e tyre aktuale – u mungon kualifikimi që nevojitet.
Në bazë të raportit, të rinjtë e punësuar me arsim dytësor punojnë në një punë që përshtatet me nivelin e tyre arsimor: vetëm 4.5% punojnë në punë që kërkon më pak ose më shumë se arsimin e mesëm. Nga ana tjetër, norma e mospërputhjes për punëtorët e rinj në arsim e lartë ka qenë shumë e lartë – 33.5% në vitin 2011 (bazuar në censusin e fundit) dhe është rritur në 34.8% për vitin 2014.
Një tjetër zbulim interesant është fakti që përtej programit për arsimin e detyruar – që i korrespondon moshës 15 deri në 23 vjeç – norma e ndjekjes së studimeve bie ndjeshëm pas moshës 17 vjeç. Vetëm 45% të 19 vjeçarëve ndjekin shkollën, Shqipëria qëndron mjaft nën mesataren e BE-së me rreth 60%.
/m.g