Gjëra që duhet të dish para se t’i flasësh një fëmije për seksualitetin

Një shkrim nga Zhaklin Lekatari
Shumë vëzhgime, studime dhe anketime rreth lidhjeve seksuale, kanë dëshmuar, se mjaft të rinj kanë njohuri të pakta për problemet që kanë të bëjnë me seksualitetin dhe jetën seksuale. Kjo do të thotë që mundësia e njohjes së të rinjve me këto probleme është ende e kufizuar. Nën ndikimin e fuqishëm të marrëdhënieve patriarkale dhe konservatore, edukata seksuale, kjo sferë e rëndësishme e jetës, ka ngelur e patrajtuar, ndërkohë që edukimi i brezit të ri i është lënë rastësisë. Mungesa e njohurive në këtë fushë sjell rreziqe për jetën, shqetësim, pasiguri frikë ose sjellje të papërshtatshme dhe të papranueshme në aspektin shoqëror. Po me fëmijët dhe të rinjtë e komunitetit LGBT+ çfarë ndodh? Sa të hapur për bisedim janë prindërit e fëmijëve që i përkasin këtij komuniteti? Përgjigjia është aspak. Prindërit jo vetëm nuk flasin me fëmijët e tyre për seksualitetin por ata nuk kanë as informacionin e duhur për ta bërë këtë. Dhe sigurisht që mungesa e informacionit, e komunikimit dhe ndërveprimit mes palëve sjell një ngërç i cili sa vjen e zmadhohet.
Edukimi seksual është përbërës i proçesit të humanizmit të marrëdhënieve midis njerëzve. Madje vetë proçesi i edukatës seksuale është në thelb proçes i humanizimit të njeriut. Prandaj, meqë prindërimi është detyra më e vështirë, pikërisht sepse rrit një tjetër njeri: edukoni fëmijët tuaj, sepse familja është shkolla e parë ku formohen njerëzit dhe qytetarët e ardhshëm.
1. Informacioni është i dobishëm, jo i dëmshëm
Kur prindërit flasin hapur më fëmijët e tyre për seksualitetin, ka më shumë gjasa që fëmijët të vonojnë nisjen e aktivitetit seksual dhe të jenë më të përgjeshëm kur janë të përfshirë.
2. Qëllimi është të bëhesh personi i besueshëm
Të flasësh me fëmijët për seksin, gjininë dhe riprodhimin në një moshë të vogël, të identifikon ty, si burimin dhe mentorin më të sigurt.
3. Mos prit derisa të pyesin
Duke pritur do sigurosh vetëm faktin që burimi kryesor i informacionit nuk je ti.
4. Idea “ shumë informacion kaq shpejtë” është një mit
Fëmijët do thithin atë që janë gati të thithin. Nëse do tejkalosh kapacitet e tyre konjitive do të ta thonë.
5. Bisedat mbi barazinë gjinore janë të rëndësishme
Të ndihmosh fëmijët të jenë të vetëdijshëm për ndasinë dhe stereotipet gjinore, do i inkurajojë ata që të jenë vetvetja dhe të pranojnë të tjerët ashtu si janë.
6. Lejo që biseda të drejtohet nga pyetjet e fëmijës tuaj
Fëmijët janë shumë të kapshëm dhe nëse do e perceptojnë që adulti është i disponueshëm, ata do fillojnë të bëjnë pyetje.
7. Të flasësh se nga vinë fëmijët nuk është si të flasësh për seksin adult
Fëmijët duan të dinë për anën shkencore të krijimit të jetës. Më vonë mund të ndihmosh ata të kuptojnë sjelljen seksuale, pjesët e trupit dhe riprodhimin.
8. Nuk është kurrë “ vetëm muhabet” ose “tepër vonë”
Të anagazhosh fëmijët në një bisedë të tillë i ndihmon ata të kenë një seksualitet të sigurt për gjithë jetën.