I mbështetur nga SHBA dhe BE: Presidenti Vuçiç duket se po shijon majat e suksesit politik. Duket se askush nuk po sjell qëndirmin kritik ndaj cënimit të lirisë së fjalës që po normalizohet gjithnjë e më shumë në shtetin serb.
Aleksandar Vuçiç është një president shumë i zënë dhe i përfshirë në pozicionin drejtues të presidentit. Në një intervistë televizive ai u shpreh se punon rreth 15 orë në ditë. Gjithashtu duket se presidenti është në televizion përditë duke zënë çdo hapësirë të mundshme televizive.
Çfarë të bën përshtypje në këtë mes është se që prej ngjitjes së Vuçiç në pushtet në 2012 liria e shtypit ka qenë e cënuar. Ishte shokuese të shikoje lajmërimin se Vucic ishte i ftuar në panelin “Media Freedoms in Crisis” në të njëjtin panel ku ishte i ftuar dhe kryeredaktori i “Washington Post”. Për gazetarët serbë ishte vërtet shokuese të dëgjoje një lajm të tillë. Njëra prej tyre nuk heziton të shprehet si më poshtë: “Deri në momentin e fundit unë as nuk e kam besuar që një gjë e tillë mund të ndodhë. Besoj se nuk do shumë mend ta kuptosh që një figurë e tillë nuk mund të ftohet në asnjë mënyrë në një panel të tillë” shprehet gazetarja dhe eksperte e medias Tamara Skrozza.
Gjatë panelit Vucic ndau shqetësimin rreth krizës në Serbi rreth lirisë së mediave, duke deklaruar se ai po punon fort për ti dhënë zgjidhje kësaj krize. Shumë gazetarë serbë kanë reaguar kundër këtyre deklaratave të Presidentit serb duke u shprehur se Vuçiç nuk gëzon asnjë të drejtë morale të japë rekomandime për median në vend.
Një panel i tillë vetëm sa e përfocoi besimin e gazetarëve serbë se përpjekjet e tyre për të nxjerrë në pah abuzimet në vend po injorohen ndërkombëtarisht./k.m/
Burimi: The New Republic