Facebook do të asistojë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të BE
Reklamat politike në BE duhet të etiketohen si “të paguara nga” dhe të kufizohen vetëm në vendet e tyre të origjinës, njoftohet në një deklaratë për shtyp nga gjiganti i teknologjisë amerikane Facebook. Përfaqësuese së kompanisë e kanë konfirmuar këtë deklaratë duke thënë se masat e marra vinë si një seri përpjekjesh të kompannisë për të minimizuar abuzimet përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian (PE) në maj.
Etiketat që do të shoqërojnë postimet politike do të identifikojnë reklamuesin, si dhe do të përfshijnë një bazë të dhënash të re e cila jep informacione shtesë se kush janë reklamuesit dhe financuesit e reklamës, sa paguhen dhe kë kanë synuar.
Ndryshimet kanë filluar të implementohen që në ditët e fundit të marsit dhe pritet të bëhen pjesë e Facebook-ut në të gjithë shtetet e BE-së brenda muajit Prill.
Rregullat nuk do të ndikojnë në grupet që kanë blerë reklama më parë, por çdo reklamë e re që nuk përputhet do të hiqet nga mesi i prillit e tutje.
Kufizimet nënkuptojnë gjithashtu se grupet politike të BE-së nuk do të jenë në gjendje të përdorin më platformën e mediave sociale për të udhëhequr fushata pan-evropiane.
Informacioni shtesë mbi reklamuesit do të jetë gjithashtu në dispozicion për përdoruesit jo-Facebook për të shmangur akuzat e mundshme se firmapo përpiqet të marrë përdoruesit e rinj përmes mesazheve të tilla. /k.j