Eduard Zaloshnja: 33 qindarka per te nxene, 67 per te ngrene…
Shkruan Eduard Zaloshnja ne ResPublica.al:
Arsimi, së bashku me shëndetësinë dhe rendin, janë përcaktuar nga PS-ja si fusha ku do të ketë një reformë pluguese në katër vjetët e ardhshme. Gjatë fushatës elektorale, Ledi Shamku-Shkreli, kryetarja e grupit të programit për arsimin, bëri një punë të mirë për të evidentuar faktin se fëmijtë shqiptarë nuk po shkollohen siç duhet, por nuk i dha një përgjijge të qartë pyetjes “Si mund të shkollohen më mirë fëmijët shqiptarë?” Barrën e dhënies së një përgjigjie ekzekutive për këtë pyetje do ta ketë tani Lindita Nikolla, ministre e ardhshme e arsimit dhe ish-drejtoreshë e një gjimnazi të Tiranës. Por kjo përgjigje që mund të jepet vetëm duke parë përtej interesave politike të momentit.