Aplikacioni informues reth shëndetit seksual në Kosovë
Me iniciativën e UNICEF Innovation Labs disa të rinj në Kosovë kanë zhvilluar iniciativa novatore për të adresuar dhunën ndaj grave. Bëhet fjalë për një aplikacion që i edukon adoleshentët rreth shëndetit seksual. Duke shfrytëzuar fuqinë e novacionit në teknologji disa të rinj në Kosovë kanë bashkuar forcat për të fuqizuar viktimat e dhunës dhe në edukimin e të rinjve për të drejtat e tyre rreth shëndetit seksual.
Projekti quhet ‘’Shnet’’ që nënkupton shëndetësi. Skuadra përbëhet nga 4 studentë psikologjie nga Universiteti i Prishtinës. Ata ndërtuan aplikacionin e parë dixhital që shpërndan falas edukimin seksual për adoleshentët dhe të rinjtë, të moshës 13-18 vjeçare. Projekti ka pikësynim të pajisi adoleshentët me informacionin e nevojshëm për shëndetin seksual. Pjesëtarët e skuadrës ’’Shnet’’ u përballën me vështirësi të ndryshme gjatë procesit të zhvillimit të aplikacionit. Ata shprehen se vështirësia qëndronte dhe në përkthimin e terminologjisë specifike në gjuhën shqipe dhe shumë drejtues shkollash hezituan për ti ndihmuar ata me projektin.
Por për skuadrën të gjitha vështirësitë ia vlejtën kur në fund arritën tiu prezantonin studentëve aplikacionin. ‘’Për secilin prej nesh ishte një eksperiencë e re, pasi ishte hera e parë që krijonim një aplikacion. Duke e ditur se po krijonim një mjet informues për adoleshentët, përgjegjësia rritej’’ shprehet Dea Rexhepi, pjesëtare e ‘’Shnet’’.
Aplikacioni u zhvillua edhe me asistencën e kompanisë kosovare ’’Nebula’’, një kompani kompjuterike. Ky aplikacion oforn informacione për çështje të ndryshme të shëndetit seksual si sëmundjet seksualisht të transmetueshme, abortin dhe të drejtat seksuale, të shpjeguara me një gjuhë të thjeshtë. Në 5 muajt e fundit aplikacioni është shkarkuar nga 2000 përdoruestë Android, të cilët janë në përgjithësi nxënës gjimnazesh.
Aplikacioni është i lirë për të gjithë dhe në tre gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht. Aplikacioni është promovuar nëpër shkolla dhe në media të Kosovës dhe ka marrë reagueshmëri pozitive nga studentët dhe mësuesit. ‘’ Deri tani kemi diskutuar për cështje seksuale me miqtë tanë të ngushtë dhe nuk kemi patur akses ndaj një informacioni të saktë. Aplikacioni është praktik dhe mund të shkarkohet lehtësisht në telefonin tuaj. Më e rëndësishmja: informacioni mbetet i besueshëm dhe aplikacioni është i sigurtë’’ shprehet Ema Krasniqi, një gjimnaziste nga Prishtina./k.m/
Burimi: Huffington post