Aleatë, sy e veshë!
Nëse ke hyrë deri këtu, është për tu marrë shëmbull!
Të jesh aleat, është për tu marrë shembull!
Aleatët përfshihen në mbështetjen dhe aktivizmin për të drejtat, mirëqënien dhe barazinë LGBTQ+, teksa shumë njerëz të tjerë terrenin për një jetesë harmonike e bëjnë më të vështirë.
Aleatë të dashur, vazhdoni të lexoni për të mësuar si mund të bëheni më të mire seç jeni…
- Edukohuni, për terma dhe koncepte përbrënda komunitetit, përshembull për termat e gjinive interseksual, ‘’non-binary’’, trangjinor, etj…
Mësoni pak më shumë mbi historinë e komunitetit në Shqipëri dhe në botë, për të kuptuar vështirësitë dhe arritjet. Kështu do të arrini të vlerësoni më shumë ecurinë dhe sfidat që akoma ekzistojnë.
- Qëndroni të informuar për të rejat e fundit nga bota dhe zhvillimet për të drejtat, legjislacionin, eventet dhe mundësitë e komunitetit dhe për komunitetin queer.
- Përdorni një fjalor gjithpërfshirës, duke mos u munduar të bëni hamëndësime për identitetin gjinor apo preferencat sekuale të dikujt. Kështu respektoni përemrat që dikush përdor për tu identifikuar, nëse nuk jeni të sigurt, mos ngurroni të pyesni.
- Jini dëgjues të mire! Lejoji familjarët apo miqtë tuaj të ndajnë eksperiencat e tyre dhe të konsolidojnë ndjesitë. Shmangni paragjykimet dhe jini mëndjehapur e pranues.
- Bëjini ballë diskriminimit dhe padrejtësive! Jini të forte mjaftueshëm të mbroni miqtë e familjarët tuaj nga shakatë fyese, apo frazat diskriminuese. Raportoni incidentin në polici ose në personat vendimarrës.
- Ndiqni eventet e komunitetit LGBTQ+, paradat, koncertet, festivalet, etj… Kjo tregon solidaritetin tuaj, dhe ju lejon të njihni më mire personat.
- Kuptoni që keni një privilegj! Jini të ndërgjeshëm për pushtetin që mund të keni për të promovuar histori suksesi të personave queer, përdorni zërin tuaj për të ndarë prespektivat dhe mbështetjen.
- Edukoni të tjerët. Duke qenë pjesmarrës aktiv në biseda, dhe duke ofruar pikpamjet tuaja për ato që mund të kenë më pak informacion apo të keq informuar. Jini të duruar dhe empatik.
- Nxitini organizatat, komunitetin apo sipërmarrjet private të përkrahin praktika që promovojnë gjithpëfshirjen dhe barazinë.
Mos harro që zëri yt, KA VLERË!
Referenca: https://www.imperial.ac.uk/equality/resources/lgbtq-equality/how-to-be-an-lgbtq-ally/ , https://www.hrc.org/resources/being-an-lgbtq-ally