70% e grave në Evropën Lindore kanë përjetuar ngacmime dhe dhunë

Sipas një sondazhi të zhvilluar rishtaz nga OSBE, 70% e grave në Evropën Lindore raportojnë së paku një formë ngacmimi – rreth 16 milionë gra kanë pranuar se kanë përjetuar një formë abuzimi ose dhune që nga mosha 15 vjeçare.
Ku qëndron rëndësia e këtyre raportimeve:
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), javën e kaluar botoi një studim mbi dhunën ndaj grave në Evropën Lindore. Studimi, i cili përshkruan dhunën kundër grave si ‘një shkelje e vazhdueshme e të drejtave të njeriut’, zbuloi se dy të tretat e grave në Evropën Lindore, e kanë konsideruar dhunën ndaj grave dhe vajzave si të zakonshme në komunitetin e tyre.
70% e grave raportuan për ngacmime të formave të ndryshme, duke përfshirë përndjekjen, dhunën në familje ose ngacmim seksual.
Rreth 16 milion gra kanë përjetuar së paku një formë dhunimi që nga mosha 15 vjeçare. Me keqardhje, 74% e grave rrëfyen se nuk ishin në dijeni të asaj se çfarë duhet të bënin nëse do të gjendeshin në një situatë të dhunshme.
Forma më e përhapur e abuzimit në familje është dhuna psikologjike, me 60% të grave që raportojnë se kanë përjetuar një abuzim të tillë. Ky abuzim fizik përfshin si sjelljen kontrolluese dhe atë abuzive. Për më tepër, 23% e grave të intervistuara raportuan se partneri i tyre i kishte abuzuar seksualisht.
Detajet nga studimi:
Mbi 15,000 intervista janë kryer për studimin.
Tetë vende të Evropës Lindore u përfshinë në studim, përkatësisht Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Serbia dhe Ukraina.
Thomas Greminger, sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, ka përdorur rezultatin e studimit për të nxjerrë në pah nevojën që politikanët të zbatojnë politika më të mëdha për të luftuar dhunën kundër grave, duke falenderuar gratë dhe vajzat që kanë ndarë kanë ndarë përvojat e tyre./l.k/
Burimi: NEWSMAVENS