20% e fëmijëve në shkolla të prekur nga dhuna dhe bulizmi

Sipas një studimi të publikuar gjatë muajit të shkuar nga UNESCO, fenomeni i dhunës në shkollë dhe i bulizmit mbetet ende shumë i përhapur dhe ende nuk janë marrë masat e duhura për parandalimin e tyre. Dhuna në mjediset e shkollës është një shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve për arsim, shëndet dhe mirëqenie. Asnjë shtet nuk mund të arrijë një edukim cilësore gjithëpërfshirës dhe të barabartë, nëse nxënësit përjetojnë dhunë apo bullizëm në shkollë, shkruhet në raport.
Në Shqipëri, prevalenca e nxënësve që kanë raportuar se janë dhunuar ishte 19.9%, rreth 22.6% tek djemtë dhe 17.3% tek vajzat. Shifrat janë më të larta te 11 vjecarët, ku sipas raportit rreth 23.8% kanë pranuar se kanë përjetuar bullizmin apo dhunën në shkollë në nja nga format e tij, ndërsa te 13 vjeçarët ku raport është 20%. Te nxënësit e moshës 15 vjeç prevalenca e të dhunuarve është 16.1%.
Në raportin e UNESCO-s, bullizimi është kategorizuar në tre forma kryesore: dhunë fizike, dhunë psikologjike/ përjashtimet sociale dhe dhuna seksuale.
Përsa i përket situatës në botë, mendohet se 1 në 3 fëmijë preket nga bulizmi dhe ka zona ky kjo prevalencë është shumë më e lartë. Rajonet më problematike mbeten Afrika nën-sahariane dhe Lindja e Mesme ndërsa rajoni me shifrat më të ulëta përsa i përket bulizmit është kontinenti evropian.
Ndërkohë sipas raportit citohet se dhuna seksuale është forma e dytë më e përhapur e bullizmit në shumë rajone të botës. Rreth 11.2% e fëmijëve të cilët kanë përjetuar bullizëm raportojnë se janë bërë objekt talljeje duke u komentuar seksualisht./k.j
Burimi:Balkanweb