Dhunë, e terror në paradën “e ndaluar” në Stamboll

115 aktivistë, gazetarë dhe anëtarë të komunitetit LGBTQ+ u arrestuan në Turqi në paradën e komunitetit LGBTQ+ në Stamboll.
Parada e 21 me radhë ishte ndaluar nga regjimi autoritar i Rexhep Taiyp Erdogan, ndërsa policia përdori dhunë për të shpërndarë turmën.
Shumë evente të mëparshme të këtij tipi janë ndaluar në qendrën kulturore turke dhe qytete te tjera.
Fitorja e Erdogan muajin e kaluar në zgjedhjet presidenciale shtoi frikën për aktivistët të cilët vitet e fundit kanë përjetuar terror të vërtetë.
Parada e këtij viti në Stamboll u organizua në zonë Sisli, nga ku aktivistët duhet të arrinin në sheshin qendror Taksim. Por pas ndërhyrjen së policisë 115 njerëz u arrestuan dhe gazetarët u ndaluan të mbulonin ngjarjet duke i rrethuar të gjithë në një zonë të vetme.
Policia gjithashtu pengoi gazetarët të mbulonin paradën duke i rrethuar pranë rrugës së paradës dhe një gazetar u ndal gjithashtu.
Një ndalim i ngjashëm u vendos edhe në Paradën e Krenarisë së Izmirit. Sipas raporteve të mediave lokale, dhjetëra u arrestuan në qytetin e tretë më të madh të Turqisë në bregdetin e Egjeut.
Por grupet LGBT njoftuan se eventet e tyre do të vazhdojnë këtë muaj megjithë presionin e autoriteteve. “Ne nuk e pranojmë diskriminimin e qeverisë së Erdogan, dhe do të vijojmë aktivitetet tona, sic jemi këtu sot”, thuhej në një deklaratë të organizatorëve të paradës./ HistoriaIme