Qendra “Streha”, së bashku me “PRO LGBT”, po realizojnë një studim mbi perceptimet rreth përfitimeve dhe kostove të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ky studim fokusohet tek zbatueshmëria e ligjeve aktuale për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe krahasimi i tyre me standardet e BE-së.
Studimi është pjesë e nismës “Unë zgjedh BE-në”, e cila synon të mbrojë dhe promovojë demokracinë dhe të drejtat e njeriut nëpërmjet rritjes së njohurive dhe impaktit të procesit të integrimit europian në shoqërinë shqiptare.
Pyetësori përbëhet nga 25 pyetje. Ai është tërësisht anonim dhe të gjitha të dhënat e mbledhura do të prezantohen vetëm të grupuara, si dhe do të përdoren vetëm për qëllimet e këtij studimi.
Për plotësimin e pyetësorit, ju lutem klikoni në linkun ose foton e mëposhtme.