Vepro Tani! Ambasada Amerikane, 6000 shishe per te ndertuar nje stacion autobusi
Ambasada Amerikane informon nëpërmjet faqes së saj në Facebook se është duke u përpjekur vetë për të Vepruar Tani! Përveç programit të saj të vazhdueshëm të riciklimit, gjatë gjithë muajit Gusht, komuniteti i Ambasadës do të mbledhë shishe plastike të përdorura, si kontribut për një një mjedis unik dhe projektin mbi planifikimin urban. Në faqen zyrtare të Act Now (Albanians Coming Together) në Facebook shkruhet se shishet që Ambasada do të mbledhë, do të ndihmojnë për arritjen e grumbullimit të 6000 shisheve të nevojshme për të ndërtuar një stacion autobusi në Kashar tërësisht me rërë dhe shishe të riciklueshme plastike.