#VajmedetEdiRama
Sot në mëngjes, teksa Shqipëria gdhihej nën ujë, tre vetë u gdhinë me mendjen nga topi në Yerevan: Edi Rama, Kaç Islami dhe Kreshnik Spahiu!
Eshtë e habitshme se si tre njerëz krejt të ndryshëm të jenë kaq të ngjashëm në prioritete.
Kur e kuptoi që jo vetëm opozita por shumë qytetarë të përgjegjshëm po shprehnin shqetësimin që kryeministri, në vend të garantonte qytetarët se qeveria po merr masa tu vijë në ndihmë fatkëqinjve që i gjeti e diela nën ujë, merrej me ekranin e ndeshjes së mbrëmjes para zyrës së tij, bëri atë që bën gjithmonë kur opozita qëllon të ketë të drejtë. Shkroi hashtagun #VajmedetPD.
Askush nuk e akuzoi pse po bie shi, dhe ai këtë e di shumë mirë. Vetëm se përmes vajmedet-it kërkon edhe njëherë të mos pranojë se e ka gabim.
Eshtë hall i madh kur një i rritur nuk di të pranojë se mund të gabojë. Eshtë akoma edhe më i madh halli kur po ky njeri i parritur dhe kapriçoz si kalamajtë e mëhallës qëllon të jetë kryeministër i një vendi të përmbytur!
Si është konotacioni i asaj shprehjes me krëhër, me njerëz para pasqyrës, me zjarr e me fshat që digjet…?!
#VajmedetEdiRama
Kristi Pinderi