Të verbërit i orientojnë… t’i bien shtyllës me kokë
Disa ditë më parë Banka e Shqipërisë, më në fund pas kaq shumë kohësh, iu dha fund rikonstruktimeve disa vjeçare. Padyshim arkitektura e re dhe ambjenti përreth nuk mund të mos tërheqë vëmendjen, për bukurinë e tij.
Por në trotuarin rrethues, diçka tjetër tërheq më shumë vëmendjen. Bëhet fjalë për trotuarin e të verbërve. Për këtë shqetësim, shkruan edhe Mentor Kikia në profilin e tij në Facebook.
Ky është trotuari i ri përrreth Bankës së Shqipërisë, i cili u rindërtua në kuadër të rikonstruktimit të bankës.
Në trotuar shikoni se janë dy pllaka ndryshe nga të tjerat, që kanë nga dy bordura të vogla në mes. Për ata që nuk e dinë, ato janë sinjalistika e të verbërve. Përmes tyre, të verbërit orientohen të ecin në trotuar (duke u orientuar nga prekja e bordurave me këmbë) kur ato janë drejtëvizore, dhe të ndalojnë kur ato jane përpendikular.
Në kryeqytetet e Europës, kjo sinjalistikë ekziston në çdo rrugë e çdo semafor. Këtu janë ndërtuar vetëm tek trotuaret e Bankës së Shqipërise, edhe pse të verbërit e kërkojnë në mënyrë sistematike.
Por shikojini sa bukur i kanë ndërtuar. Të verbërin e orientojnë të eci e t’i bjerë shtyllës me koke, pastaj pemës, e pastaj shtyllës sërish. Ky është shembulli më tipik kur gjërat bëhen sa për të thënë, si ato rrugicat per biçiklistët ca vite më parë, kur u nda trotuari në mes me vijë të bardhë dhe biçiklisti duhej të përplasej me pemët dhe stolat në çdo 10 metra.
Jo ore jo, nuk bëhet ky vend me këto plehra njerez. Duhet të bëhet një plugim qilizëm, duke e përmbysur tërë politkën, mentalitetin e të qeverisurit dhe të berit shtet në çdo nivel.
Turp, një mijë herë turp!