Të mos nisë fushata para kohe? Po ne jemi në fushatë elektorale gjith vitin
Nga Artan Fuga
Sa bukur, sa bukur…Shumë bukur.
Komisioni i Zgjedhjeve paralajmeron partitë që të mos e fillojnë tani fushatën elektorale por një muaj para ditës së zgjedhjeve… Nuk ka faj, ashtu ja imponon ligja.
Ne qytetarët kemi të drejtë të mendojmë : Aaaaaa ka rregulla këtu…. Cfarë mo cfarë?
Po ne jemi në fushatë elektorale gjithë vitin mo… Shtatë ditë mbi shtatë, 24 ore mbi 24…
Unë as e dalloja se kishte ndodhur një ndryshim dhe se kishte nisur fushata e korrje – shirjeve.
Këtu gjithçka është politizim, nga mëngjesi deri në darkë, nuk ka as arsim, as kulturë, as gazetari, vetëm politikë si forma më e ulët e aktivitetit intelektual masiv.
Mos ndaloni asgjë…ju kam rixha. Le ta vazhdojnë fushatën politike 25-vjeçare pa pushim. Na është kthyer në gjendje mendore normale.
Po na hoqët spektaklin politik zëre se na hoqët teatrin, filmin serial, kinemanë, youtube-in, na hoqët kënaqësinë e jetës.
Tifo futbolli, erotike dhe politike. Ja tre ushqimet e skllevërve…