Si nuk ka turp ky Ilir Beqja?
Nga Kristi Pinderi
Do të ishte shumë më e kuptueshme dhe madje më e ndershme sikur ministri i Shëndetësisë të dilte dje e të kërkonte ndjesë që shërbimet e urgjencës kanë mbetur në atë gjëndje të mjerë që janë!
E shikoni ndonjëherë ministrin në fjalë të dalë e të flasë për shëndetësinë? S’ka ngelur njeri nga qeveria pa dalë e pa dhënë llogari, vetëm ky ministër, ky nuk del asnjëherë, sepse ky nuk ka cfarë të thotë!
Këtë muaj e kemi parë të dalë vetëm dy herë: njëherë që ka thënë se ambulanca shkoi 3 minuta pasi u kërkua në shtëpinë e DR. Florit dhe herën tjetër e pamë të dilte teksa njerëz të Shpërndarjes së Energjisë i prisnin lidhjet e paligjme (sipas tyre) familjarëve të ndryshëm. Në c’vend të botës del ministri i shëndetësisë në një aksion të policisë?!
Ky është ministri më i paafte që kemi patur ndonjëherë, pas Nard Ndokës.
Problemi i shërbimit të urgjencës në Tiranë (për të mos folur për urgjencat e rretheve) është treguesi i parë se sa keq është i gjithë shërbimi ynë shëndetësor. Pikërisht te ky shërbim mund të kuptosh se si funksionon i gjithë shërbimi i shëndetësisë.
Vetëm pak muaj më parë, m’u desh të shoqëroja time më në urgjencë, një paciente kronike nga insuficenca renale (paciente e dializes) e cila shfaqte probleme që kërkonin ndërhyrje urgjente.
Unë jam mësuar me sëmundjen e saj dhe ne kemi mësuar të jetojmë me ate sëmundje, por unë nuk mund ta kuptoja se pse në një ditë si gjithë ditët e tjera në Tiranë, ku nuk kishte as masakra as gjakderdhje, as bilance lufte, urgjenca ishte aq shumë e ngarkuar nga familjarët e painformuar e sidomos nga doktorë të coroditur e infermierë që zhdukeshin, por jo edhe nga paciente! E ulën time më në tavolinë! Ndërkohë që ajo kërkonte ndihmë urgjente!
Për fat munda ti shkruaj nje sms kryeministrit e ti thoja se nuk kisha fjalë ta përshkruaj sa tmerr është në spitalin tonë! E dini si mu përgjigj? “Mos ma përshkruaj fare, se e di! Por ne nuk bëjmë dot në pak muaj atë që është zhbërë në kaq vjet”.
Pak minuta me pas erdhi nje doktoreshe qe me ze arrogant thirri: kush eshte ai qe ankohet ketu?! Ime me nderkohe, vazhdonte te qendronte mbi tavoline dhe une ende sot nuk e di nese ajo doktoresha erdhi pse une i bera sms kryeministrit apo se duhet te vinte, sinqerisht nuk e di!
Por di shumë mirë ama që ministri Beqja do të duhej më mirë të fshihej, e të mos dilte të thonte se ambulanca shkoi për 3 minuta! Se ne të gjithë që kemi patur një hall e dimë që ambulanca, në fakt, të vjen e fundit!
“Po cfare dhimbjesh ka? A e sillni dot vetë ju këtu? Merrni dot taksi?” – Kështu më thanë jo më larg se pak muaj më parë në rastin kur një miku im për pak sa na ngeli në duar nga dhimbjet e stomakut.
Por cfarë të them më shumë: jo më larg se 11 ditë më parë, rreth orës 4.00 të mëngjesit kam telefonuar dy herë 129 dhe u kam bërë kërkesën më të cuditshme në botë!
U kam thënë: jam filan fisteku, ndodhem i bllokuar në ashensorin e Senatoriumit të Tiranës prej 20 minutash. Ju lutem më ndihmoni!
Policia erdhi menjëherë! Dhe më nxorri nga ashensori i spitalit!
Mirepo, teksa ishte rrugës me tha permes telefonit (per fat kisha vale ne telefon teksa isha ne ashensor dhe keto jane telefonata te rregjistruara ne qendren operacionale), me tha pra shprehimisht këto fjalë: ne po vijmë, por nëse dilni nga ashensori para se në të arrijmë aty, na thoni që mos e bëjmë rrugën kot”…
Dhe ky ministri më i paaftë në botë, ky që bën arrogantin dhe nuk flet asnjehërë kur duhet me qytetarët por vetëm atëherë kur e nxjerrin me zor, guxon të dalë para e të flasë për shërbimin e urgjencës… Apo per sherbimin e shendetesise. Si mundet te mos kete hic turp?!