“Si ‘50 Hijet e Greit’ fituan mbi protestat”
Nga Xhekson Cela
Këtë të mërkurë, 18 Shkurt, rreth orës 12:00 u zhvillua protesta me tematikë shumë të rëndësishme shoqërore si: “Kundër falsifikimit të ushqimeve dhe etiketave që përmbajnë datën e skadencës” protesta zuri vend në Sheshin Skënderbej, në Tiranë.
Në këtë kohë, profesori dhe njëkohësisht gazetar dhe moderator i emisionit “Bardh a Zi” Erion Kristo, një nga organizuesit e kësaj ngjarje, mbajti një deklaratë për mediat e pranishme ku dënonte haptazi skandalin, pra ekzistencën e një fabrike e cila kryente këtë veprimtari të jashtë ligjshme të falsifikimit të etiketave të ushqimeve, dhe futjen e tyre në tregun e konsumit. Mesazhe hera herës thumbuese shkuan për politikën Shqiptare. E cila nuk sigurohet që skandale të tilla të mos ushtrojnë veprimtari të kësaj natyre dhe mbi të gjitha kur vihet në rrezik jeta e qytetarit.
Profesor Sazan Guri, bashkë organizator i protestës, bëri thirrje për më shumë vëmendje dhe masa të forta sigurie dhe kontrolli për sigurimin e jetës së qytetarit, i cili ndihet i rrezikuar dhe shpesh herë e ka pësuar nga aksidente të tilla me ushqim të pakontrolluar dhe jashtë standardit.
Të mbledhur për këtë çështje kishte dhe qytetarë të ndryshëm, të cilët të shqetësuar dhe të ndërgjegjshëm për rëndësinë e çështjes dhe problemit që rrjedh, u gjenden aty për të amplifikuar rëndësine dhe shtrirjen e protestës. Të pajisur me pankarta me shkrime të ndryshme, shumë nga të cilat thumbuese, qytetarët u pozicionuan mbrapa zotërinjve që referuan çështjen përpara medias.
Ne pankarta shkruhej: “Na lini të jetojme”; “Po e hamë kancerin me bukë”; “Politikanët hanë bukë lepurishi, ndërsa ne sapunin për djathë” e shumë shprehje të tjera.
Një tjetër protestë pasoi dhe këtë rradhë bëhej fjalë, për një tjetër çështje të debatueshme. “Ndal ndërtimeve tek diga e Liqenit Artificial”, temë e rëndësishme për këdo që i intereson natyra dhe cilësia e ajrit në qytet. Kjo protestë u mbajt përpara Kryeministrisë, dhe drejtohej nga Prof, Sazan Guri, i njohur me së shumti si Ambjentalist. Në fjalimin e Prof. Gurit i bëhej thirrje kryeministrisë që të mbronte parkun duke e shpallur si zonë të veçantë, e cila gëzon mbrojtje të posaçme nga shteti, dhe se ndërtimet në atë sipërfaqe do shkaktonin pasoja të pariparueshme për rezervuarin, i cili prej shumë vitesh nuk qarkullon ujin, duke u kthyer në një pellg të madh. Dhe se kostoja do ndikonte në cilësinë e ajrit.
Megjithëse bëhej fjalë për çështje kaq të rëndësishme, dhe nuk po filloj të aludoj nëse ishin të politizuara apo jo, për sa kohë prekin interesat e shoqërisë dhe bëjnë fjalë për shëndetin tonë.
Ajo çka binte në sy ishte pjesmarrja e vaket e qytetarëve, ku mund të numërojë rreth 60 individ, dhe një numër të konsiderueshëm gazetarësh për të bërë lajmin.
Ku është mbeshtetja popullore për këtë çështje? Pjesëmarrja aktive e qytetarëve duhet të ishte hapi i parë drejt një presioni pozitiv dhe orientimi të politikës në vend. Lere pastaj amplifikimit të problematikës e cila kërkon të dëgjohet kur ka vetëm 60 zera, që nuk janë pak, por numri i personave që konfirmuan pjesëmarrjen në Facebook ishte disa 10-tra herë më i lartë.
Interesi më i lartë shkonte për një tjetër ngjarje sensacionale, super premiera e një filmi i cili pushtoi kinematë në të gjithë globin, suksesi i të cilit nuk i mungoi kronikave të lajmeve. Shumë u fol për 50 Hijet e Greit, i cili na rezulton dhe karrocier, xhelat, intelektual “Psiko-Kollare”. Me qindra qindra njerëz u dyndën drejt kinemasë për të mos e humbur. Tematika Erotiko-Sadiste, si duket përbente një material rreth 1 orë e 30 min ndoshta më shumë, dhunë seksuale dhe eros revolucionar me tërheqës se sa tema e ushqimeve të ristampuar me stampa të reja. Nëse kurreshtarët e “50 hijet e Greit” do ishin po kaq të ethshëm për problematikën qytetare apolitike që na prek të gjithëve, protesta do kishte marrë përmasa të tjera dhe zeri i qytetarëve do ishte i amplifikuar deri në veshët e politikës, me një forcë më bindëse.