Pushime ne Mal te Zi? Vetevendosje thote JO, ja pse
Vetëvendosje ka ngritur problemin e shqiptarëve në Mal të Zi, të cilëve po u shkelen të drejtat politike, të pronës, sociale, ekonomike dhe të arsimit. Shkelja e këtyre të drejtave fillon nga shkollimi (nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme u ndalohet që të përdorin librat nga Tirana ose Prishtina); ndalimi i simboleve kombëtare në komunat ku janë shumicë; e drejta e shqiptarëve të diasporës nga Mali i Zi për të votuar; punësim në administratën publike (Momentalisht, shqiptarë të punësua në administratën publike janë më pak se 1%); tjetërsimi i pronave kolektive të shqiptarëve; mosnjohja e statusit të komunës (Malësia e Madhe ende nuk e gëzon statusin e Komunës); etj.