Pse të rrinë shqiptarët?
Nga Marenglen Rexhaj
Dikush i përshkruan vizionarët si njerëzit e parë që kuptojnë se sa i veshtirë është realiteti në të cilin jetojnë, dhe bëjnë çmos që të ikin nga ai realiteti.
Kjo detyrë e vizionarit, jo me pa të drejtë i është besuar politikanit, si njeriut që merr përsipër të ndryshojë realitetin në emër të atyre që e veshin me pushtet përmes votës.
Por kur politikani nuk e përmbush detyrën e vizionarit, kjo detyrë bie përsëri mbi votuesin e zhgenjyer prej tij.
Votuesi, qytetari i thjeshtë duke e deklaruar veten të pafuqishëm për të ndryshuar realitetin në të cilin jeton, fuqinë e fundit që i ka mbetur e përdor për të ikur prej tij.
Ndersa Shqipëria boshatiset , studiot televizive mbushen si barqe bretkocash me politikanë, që akuzojnë njëri tjetrin për arsyet e largimit të shqiptarëve.
Një palë akuzon palën tjetër, duke harruar që të dya palët nuk janë asgjë më shume se një grup paloabuzuesish me gjithçka që shqiptarët ju besuan.
Pyesin ata pyesin sikur nuk e dinë,
ku shkojnë shqiptarët
pse në Shqipëri nuk rrinë?
Kështu do përshtatej kënga Ilir Shaqirit, e kenduar për Kosovarët që iknin nga Kosova për shkak të persekutimit sllav.
Por me siguri Iliri do e kishte të veshtirë, të këndonte për një ikje të shqiptarve nga Shqipëria.
Madje pyetja që duhet të bëhet dhe të marrë pergjigje nuk është pse po ikin shqiptarët, por pse duhet të rrinë shqiptarët?
Ne mund të ikim në një vend tjetër për arsye të ndryshme, por duhet të sigurohemi që mes shumë arsyeve për të ikur në një vend tjetër, kemi mjaft arsye për të ndenjur në vendin tonë.
Arsyet për të ikur i shohim, i prekim, i degjojmë, i ndjejmë, i nuhasim, sepse ato janë sheshit, ndersa arsyet për të ndenjur na duhet ti kerkojmë thellë brenda vetes, sepsejashtë saj veshtirë të gjejmë ndonjë.
Gjithçka që ka ndodhur në vendin tonë prej se unë kam fituar koshiencën, më nxit të mendoj që ky vend nuk do të bëhet.
Me mijra deshmi të kësaj të vertete të dhimbshme i shoh nga oborri i shtëpisë ku jam rritur
Mijra hektarë të tokës bujqësore, janë mbuluar me beton, e tektuk me ndonjë tjegull të kuqe që thyen grihen e betontë.
Secila meter ngjan me shkronja prej betoni, që thonë:
MOS SHPRESO MË, KY VEND NUK DO TE KETE SHTET.
Shtëpitë, karburantet, dhe objektet e tjera të bisnesit, janë ndertuar në tokat bujqësore jo vetem si shprehje e mungesës së shtetit në kohen e ndertimit të tyre, por si shprehja e sigurisë që shteti nuk do të bëhet kurrë.
Sepse po të besonim që një ditë do të bëhet shteti, me siguri nuk do ndertonim vend e pa vend.
Fatkeqësisht, me kontributin e shtetarëve kjo bindje është formuar në kokat tona, dhe na udheheq në gjithë raportin tonë me atdheun.
Poltikanët që duhej te na benin shtetin, na mbushen mendjen që shteti nuk do bëhet kurr.
Me këtë bindje ndertuam shtëpitë dhe shkatërruam token, po me këte bindje lamë çdo faturë pa paguar.
Jam i sigurt që shumica e shqiptarëve ashtu si 100 % e shqiptarëve që njoh, nuk i kanë lënë faturat pa paguar për ti paguar më vonë, por për të mos i paguar kurrë.
Po të ishte ndryshe, nuk do shkaktonte aq çudi ardhja e ditës për të pagaur një shpenzim të bërë prej tyre..
Ç’do faturë e lënë pa paguar deshmon se shteti nuk do të bëhet, madje çdo pemë e prerë deshmon të njejtën gjë.
Atëherë pse duhet të rri dikush më gjatë në një vend, që nuk e ka ndermend të bëhet shtet? Keshtu, në mungesë të pergjigjes, eksodet vijnë njeri pas tjetrit.
Nëse eksodi masiv i 90tës, erdhi si rebelim ndaj një sistemi totalitar që na kishte vjedhur kohën, eksodet e tjera janë rebelim ndaj një mungese totale sistemi, që na vjedhi kohen dhe hapsirën.
Shqiptarët po ikin në kerkim të kohës dhe hapësirës së humbur.