Pse nuk hapen dosjet? Maks Velo: Se shqiptarët janë spiunë…
A do të hapen dosjet? Profesor Maks Velo është skeptik.
“Nëse janë 350 mijë spiunë si mund të hapen dosjet..?!” thotë Maks Velo i ftuar sot në studion e “Ditë e re Weekend” në Ora News.
“Ky ligj në të gjithë kampin e lindjes më i vështiri është për tu bërë në Shqipëri. Sepse shqiptarët janë spiunë. Nuk besoj akoma se do të çelen dosjet, sepse të gjithë nuk duan. Nuk e kanë frikën tek vrasja, por tek vrasja e ndërgjegjes” thotë Velo duke ngritur dhe një pikëpyetje: “Mirë që nuk botojnë listën e spiunëve por pse nuk botojnë listën e atyre që nuk kanë pranuar të bëhen spiunë? Kujt i bën dëm kjo? I bën dëm atyre”
Ai kujton se është thirrur 6 herë dhe nuk ka pranuar të bëhet spiun. Profesori thotë se sa herë ky ligj nis gjenden 100 arsye për të mos u bërë.
“Ligji ka korelacion të ndryshëm me çdo njeri. Ndryshe e pranon ti, ndryshe një spiunë.. jam dakord të nisë kështu sic është, nëse ne i duam të gjitha nuk ka për t’u bërë,… dhe ky ligj mund të amendohet e korigjohet.. të nisë njëherë. Sa herë që nis por 100 herë arsye ngec.”
/Oranews.tv/