Po, ju keni të drejtë. Ne në atë kohë nuk e njihnim fjalën mjedis dhe ne e shkatërruam mjedisin!
Në një dyqan, arkëtari i tha një gruaje të vjetër se ajo duhet të sillte çantat e veta nga shtëpia për të marrë ushqimet, sepse qeset plastike nuk ishin të mira për mjedisin.
Gruaja i kërkoi ndjesë atij dhe i shpjegoi: “Ne nuk kemi patur probleme të tila mjedisi në ditët tona.”
Nëpunësi u përgjigj: “Ky është problemi ynë sot. Brezi juaj nuk kishte dijeni për problemet e mjedisit dhe kështu nuk u kujdes mjaftueshëm për të ruajtur mjedisin tonë.”
Ai kishte të drejtë – brezi ynë në atë kohë nuk e njihte fjalën mjedis dhe nuk ishte i ndërgjegjësuar për mbrojtjen e mjedisit .
Në atë kohë, ne i kthenim shishet e qumështit, shishet e birrës dhe ato të vajit në dyqan. Dyqan i dërgonte përsëri në fabrikë për t’i larë dhe sterilizuar dhe i rimbushte, kështu që mund të përdoreshin të njëjtat shishe pa pushim. Kështu që ato me të vërtetë ricikloheshin.
Por në atë kohë nuk e njihnim fjalën mjedis dhe nuk ishim të ndërgjegjësuar për mbrojtjen e mjedisit.
Ne ngjiteshim nëpër shkallët, sepse në atë kohë ne nuk kishimi një shkallë lëvizëse në çdo kat të dyqanit dhe ashensor nëpër zyra apo ndërtesa. Ne shkonim me këmbë ose me biçikletë deri te dyqani ushqimore dhe nuk i hipnim një makine 300-kuaj-fuqi sa herë që kishim për të shkuar dy ndërtesa më tutje shtëpise sonë.
Por ai kishte të drejtë. Ne në atë kohë nuk e njihnim fjalën mjedis dhe nuk ishim të ndërgjegjësuar për mbrojtjen e mjedisit
Në atë kohë, ne i lanim pelenat e foshnjës, sepse ne nuk i kishim ato lloj pelenash të gatshme që sot hidhen çdo ditë në kosha.
Ne i thanim rrobat në diell varur në një tel ku energjia e erës dhe energjia diellore i thante rrobat me të vërtetë shume mire, dhe nuk i thanim në një makinë me energji elektrike deri në 2 KË – . Fëmijët tanë përdornin rrobat e vëllezërve dhe motrave të tyre më të mëdhej dhe nuk blinim çdo muaj veshje të reja për çdo fëmijë.
Por ai kishte të drejtë. Ne në ate kohë nuk e njihnim fjalen mjedis dhe nuk ishim te ndërgjegjësuar për mbrojtjen e mjedisit
Në atë kohë, kemi patur një TV, apo nje radio, në shtëpi – nuk kishim nga një TV në çdo dhomë. Dhe TV kishte një ekran të vogël me madhësinë e një shamie (e kujtoni ato?), Jo një ekran madhësinë e hartes së botës.
Në kuzhinë, ne i prisnim zarzavatet dhe i trazonim në gatim me dore, sepse ne nuk kishim makina për të bërë çdo gjë me energji elektrike.
Kur ne na duhej të paketonim një artikull të thyeshëm për ta dërguar diku me postë, ne e mbështillnim me gazeta të vjetra dhe nuk perdornim shtresa të gjera polisteroli të futur në kuti plastike.
Në kohën tonë, ne nuk e ndiznim një motor me benzinë 5 kuaj fuqi vetëm për të prerë barin. Ne kemi përdorur një makinë kositëse që shtyhej me fuqinë e njeriut . Kështu në ushtroheshim duke punuar dhe nuk kishim nevoje të shkonim në klubet fitnes apo palestrat shëndetësore për të ulur peshën me makina me energji elektrike.
Por ai kishte te drejtë. Ne në atë kohë nuk e njihnim fjalën mjedis dhe nuk ishim të ndërgjegjësuar për mbrojtjen e mjedisit
Ne pinim ujë direkt në burim apo në cesmat publike kur kishim etje në vend të blenim një shishe plastike me ujë edhe për të pirë disa gllënga ujë.
Ne i rimbushnim stilolapsat me bojë shkrimi në vend të blinim një stilolaps të ri, dhe ne e zëvendësonim briskun e rrojes çdo jave në makinen e përherëshme të rrojes dhe nuk flaknim çdo ditë një vegël të plotë plastike.
Por ai kishte të drejtë. Ne në atë kohë nuk e njihnim fjalën mjedis dhe nuk ishim të ndërgjegjësuar për mbrojtjen e mjedisit
Në atë kohë, njerëzit udhetonin me autobus dhe fëmijët i hipnim në bicikleta për t’i çuar në shkollë apo për të shëtitur në vend që të përdornim si sot 24-orë shërbim taksi.
Ne kishim një prizë elektrike në një dhomë, jo një panel të tërë për të furnizuar ne një zgjatues 5-6 paisje elektrike. Dhe ne nuk kishim nevoje për të bërë një telefon që të çonte sinjalin në një satelit që ishte 4 000 km lart për të porositur një pica 200 m larg shtëpisë sonë.
Por a nuk është i trishtueshëm ankimi i brezit të sotëm se sa kot kemi qënë ne brezi tradicional i vjetër që në atë kohë nuk e njihnim fjalën mjedis dhe nuk ishim të ndërgjegjësuar për mbrojtjen e mjedisit?
Ju lutemi postojani këtë personave të tjerë të moshuar dhe egoist të cilet kanë nevojë të mësojnë nga një i ri shumë i zgjuar në ruajtjen e mjedisit. /l.k./
*Ened Mato
/Ecovolis.wordpress.com