Nje grup i quajtur Fronti Anti-fashist merr persiper sulmin me bombe mbi neo-nazistet e Agimit te Arte
Respublica.al
Një grupim i quajtur Fronti Anti-Fashist ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë ndaj zyrave të Agimit të Artë, në orët e hershme të mëngjesit të së martës, raporton Katerina Nikolas për Digital Journal.
Sipas Reuters Fronti Anti-fashist është një grup pak i njohur që pretendojnë të jenë lidhur me Federatën anarkiste informale. Deklarata thotë: “Ne kemi vendosur të godasim zyrat e Agimit të Artë sepse ne besojmë se fashistët duhen godur të parët, para se të të godasin ata”
Federata anarkiste joformale ka kryer një numër sulmesh në Evropë. BBC raportoi se ata dërguan bomba-pako në ambasadat greke, zvicerane dhe kiliane në Romë, sikurse dhe një bombë-pako në zyrën e mbledhjes së taksave në Romë. Grupi gjithashtu mori përgjegjësinë për tentativën për vrasjen e Roberto Adinolfit, 53 vjeç, një ekzekutiv i lartë i grupit të inxhinierisë bërthamore Ansaldo Nucleare. Grupi kërkon të vërë drejtësi, edhe pse deklaron se nuk i pëlqen retorika e dhunshme.
Golden Dawn kanë kritikuar heshtjen politike pas bombardimit të zyrës së tyre, duke vënë në dukje se asnjë parti nuk bëri një deklaratë që dënon aktin terrorist, kështu që taktikisht kanë përkrahur terrorizmin.
Policia greke ka thënë se grupi nuk është i njohur për shërbimet e sigurimit, çka jep një mësim të vlefshëm: kudo që ka një veprim force do të lindë një kundërveprim. Ky mësim, shpesh neglizhohet nga politikanët, grupimet e partitë agresivë.