Neni 617/1 do të ta mbyllë gojën
Posted On 26/04/2015
0
Përfaqësia europiane në Tiranë është e shqetësuar. Dy javë më parë Ambasada Hollandeze dhe Këshilli i Europës organizuan një tryezë ku, veç Ambasadores (ish gazetare), përfaqësuesve të OSBE-së, gazetarëve dhe blogerëve (si autori i këtij teksti) ishte e ftuar edhe vetë zonja Bregu.
Ajo që u shpreh ishte e qartë, ky projketligj shkon ndesh me normat europiane, bie në kundërshtim me rekomandimet e OSBE-së dhe është një cenim i pastër i Lirisë së shprehjes. Arsyet që e kanë nxitur formulimin e tij mund të jenë të mirëqëna, pasi në komentet online ka plot ndotje, por mënyra e kompozimit, mospërfshirja e palëve të prekura nga ligji, kanë çuar tek ky makabritet antidemokratik, që praktikisht i bën administratorët e portaleve përgjegjës për çdo koment, dhe i jep të drejtën çdo MASKARAI që kur e quajnë MASKARA të kërkojë fshirjen e menjëherëshme të komentit.
Kjo mund të çojë, ose drejt autocensurës, ose drejt mbylljes disa blogje. Sidoqë, teknikisht është e mundur të krijosh blogje pa administratorë që funksionojnë si një thepiratebay, nga “reja”, pa administator, e pa pronar – e mandej ky projektligji (a ligj i ardhshëm) kthehet në një mjet pa vlerë. Megjithë kundërshtimin e hapur që projektligji ka hasur deri më tani nga bota mediatike, kryetari i komisionit të medias, ish-gazetari Afred Peza u shfaq pro projektligjit, duke thënë se maskat nuk lejohen në rrugë, nuk duhen lejuar as online (perifrazoj).Zhgënjyese që Shqipëria parakaluese në Paris për Charlie Hebdo-në, ngre të tilla gardhe anakronike ndaj fjalës së lirë. Në datën 30 Prill, Neni 617/1 – “Përgjegjësia për publikimet online të komenteve që cënojnë nderin, personalitetin ose reputacionin e personit” është në kalendarin e seancës plenare, dhe ja tek e keni të plotë:

Trending Now
Sa mbrapsht të sjell një trill?
22/04/2025