Lubonja: Nacionalizmi qe shikoj ne Tirane eshte vetshkaterrues
Në një intervistë për gazetën Express, analisti Fatos Lubonja, duke folur për incidentet që shpërthyen gjatë ndeshjes Shqipëri –Serbi ka folur për fluturaken që barte flamurin e “Shqipërisë së Madhe” dhe thirrjet e tifozëve serbë për vrasjen e shqiptareve.“…sipas meje atë akt dhe ato festime ne nuk duhet t’i kryenim, ashtu sikurse tifozët serbë nuk duhet të bënin ato që bënë, jo për të huajt, por për respekt për veten tonë mbi të gjitha” thekson Lubonja