Kriza e Sudanit, humnerë për të drejtat e njeriut

Numri i njerëzve që po përballen në Sudanin e Jugut me mungesë kritike ushqimi, është shifra më e lartë ndonjëherë, – kanë paralajmëruar sot tri agjenci të Kombeve të Bashkuara.
Lufta Civile e Sudanit Jugor është një konflikt i vazhdueshëm, midis forcave të qeverisë dhe forcave të opozitës, çka ka shkaktuar një situatë të përgjakshme ku më shumë se 100 vetë u vranë dhe trupat e tyre u hodhën në lumin Nil. Dhjetëra mjeke femra u përdhunuan si pjesë e luftës.
Ku qëndron zanafilla?
Në dhjetor të vitit 2018, si pjesë e krizës ekonomike, çmimet e bukës u trefishuan dhe nëpër të gjithë vendin, nisi një valë protestash për dorëheqjen e presidentit Omar al-Bashir. Pas disa muajsh proteste, Bashiri u arrestua në prill dhe u hoq nga pushteti me një grusht shteti ushtarak të njoftuar nga Ministri i Mbrojtjes, Awad Mohamed Ahmed Ibn Auf. Presidenti kishte qenë në pushtet që nga viti 1989, si diktator dhe largimi i tij i dha kombit një arsye feste dhe çlirimi.
Por së shpejti, festa u shndërrua në përplasjet më të rënda të protestave në rrugë, që ka parë bota deri tani.
Pas përmbysjes së presidentit, vala e optimizmit që mbushi kryeqytetin Khartoum u zëvendësua me gjakderdhje. Të paktën 118 persona u vranë, sipas Komitetit Qendror të Mjekëve të Sudanit, kur këshilli ushtarak në pushtet hapi zjarr mbi protestuesit “pro-demokraci”.
Aktivistët deklaruan se janë sulmuar spitalet dhe shkollat, dhjetëra mjeke janë përdhunuar dhe shumë trupa janë hedhur në lumin Nil. Tani, grupe të ndryshme para-ushtarake janë në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin duke lënë qytetarët të luftojnë për jetët e tyre.
Sudani po rrëshqet në një “humnerë të të drejtave të njeriut”, thanë ekspertët e Kombeve të Bashkuara, duke bërë thirrje për një hetim të pavarur.

Çfarë është lëvizja #BlueForSudan?
Një nga viktimat e para të masakrës ishte 26-vjeçari Mohamed Mattar. Mattar u vra fatalisht nga Forcat e Shpejta Mbështetëse të Forcave Sudaneze gjatë sulmeve të 3 qershorit, teksa në atë kohë po përpiqej të mbronte dy gra.
Për shkak se ngjyra e tij e preferuar ishte blu, përdoruesit e mediave sociale, në nderim të kujtimit të tij, i shndërruan në blu profilet e tyre në Tëitter dhe Instagram.
Përdorimi i hashtagut #BlueForSudan, bëri që mijëra përdorues që janë bashkuar me lëvizjen, ku u solidarizuan edhe njerëz me profil publik në mbajtjten e deklaratave mbështetëse.
Megjithatë, ushtria ka ndaluar shërbimin e internetit në vend duke ndikuar masën e sigurisë kombëtare, e cila po pengon përhapjen e protestës dhe lidhjen me botën.
Në këto momente vendimtare për vendin dhe botën, egjithë bota do të jetë me sytë nga Sudani. /l.k/