Kompromis i fshehtë mes maxhorancës dhe opozitës për Bankën e Shqipërisë?
Gjergj Erebara shkruan se “Kuvendi i Shqipërisë duket se miratoi me kompromis politik zgjedhjen e Genti Sejko si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë si propozim i Këshillit Mbikëqyrës si dhe të dy kandidaturave të tjera propozime të kuvendit, Tonin Kolës dhe Natasha Ahmetajt“.
Këshilli Mbikëqyrës arrin kështu në 8 anëtarë, nga pesë që kishte deri tani ndërsa votimi i sotëm i hap rrugë zgjidhjes së krizës që mbërtheu BSH gjatë vitit të fundit si pasojë e vakancave të lëna pa mbushur nga kuvendi si dhe shkarkimit të ish-guvernatorit Fullani e dorëheqjes së ish anëtarit Adrian Civici.
“Sejko, i propozuar fillimisht nga presidenti Nishani për postin e guvernatorit dhe i refuzuar si kandidaturë e njëanëshme nga maxhoranca parlamentare, mori një propozim të dytë “unanim” nga Këshilli aktual mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë për postin e anëtarit të thjeshtë. Në votimin e djeshëm, ndërsa dy kandidaturat e maxhorancës parlamentare, Tonin Kola dhe Natasha Ahmetaj, morën shumicë të thjeshtë, Sejko mori shumicë të plotë prej 111 votash duke sugjeruar se ndryshe nga sa qe përfolur fillimisht, ai tashmë është bërë kandidaturë kompromisi mes maxhorancës dhe opozitës, së paku në lidhje me pozicionin e tij si anëtar i Këshillit“, shkruan Erebara për reporter.al.
Po kush është kandidatura për kreun e Bankës së Shqipërisë?
“Posti i guvernatorit mbetet enigmatik”, shkruan Erebara dhe vijon: “Një anëtar i nëntë i Këshillit Mbikëqyrës duhet të propozohet nga kryeministri Edi Rama. Emri i propozuar është ajo i Denada Priftit, kandidatura e së cilës mësohet se ka vajtur në kuvend, por nuk është shqyrtuar deri tani për shkak se i mungon nënshtetësia shqiptare. Për këtë arsye, maxhoranca parlamentare ndryshoi pak kohë më parë ligjin e Bankës së Shqipërisë për të lejuar kandiidatë të huaj në këtë pozicion”./reporter.al/
Ne foto Genti Sejko nga reporter.al