Komisionerja per te drejtat e njeriut ne OKB, dush te ftohte qeverise serbe per ndalimin e parades
Nga Beogradi, K. Pinderi
Komisionerja e lartë për të drejtat e njeriut pranë OKB, Navi Pillay ka bërë sot gjatë paradites një deklaratë të fortë kundër vendimit të qeverisë serbe për të mos lejuar paradën gej të planifikuar për këtë fundjavë. “T’u përgjigjesh sulmeve të dhunshme ndaj një komuniteti të vogël, përmes ndalimit të së drejtës së tyre për t’u grumbulluar në mënyrë paqësore do të thotë që i ke shkelur akoma më shumë të drejtat e tyre”, u shpreh Komisionerja.