Kerkohet ndihme per sjelljen e trupit te Bejkos
“Në radhë të parë kam marrë lajmin më të hidhur në jetën time, për bashkëvuajtësin tim, që më duket sikur e kam djegur më duart të mia, pasi ka ardhur pas meje, për t’u djegur me mua. Do doja të kisha vdekur unë, ai ka dy vajza të vogla.. Më erdhi në reanimacion dhe më tha se do ta çoj amanetin tënd deri në fund. Ne do i bëjmë varrimin më të madh në Shqipëri, do të mbetet në zemrat tona përgjithmonë. Tani do ja dërgoj amanetin deri në fund”.
Televizioni News 24 ka intervistuar Gjergj Ndrecën dhe Skënder Tufën, për vdekjen e Lirak Bejkos sot në spitalin italian ku kurohej pas aktit vetëflijues në grevën e urisë së ish-të burgosurve të diktaturës komuniste. Fjalët më sipër janë të Ndrecës.
Skënder Tufa, i cili dha i pari lajmin tragjik për Bejkon në një telefonatë në ResPublika sot pas mesditës, ka kërkuar ndihmë për sjelljen e trupit, pasi Bejko është kryefamiljar i një familje të varfër.
Citohet Tufa nga Neës 24: “Është tepër e vështirë të flasësh. Ne drejtojmë gishtin tonë drejt kryeministrit Berisha për vdekjen e vëllait tonë. Familjarët e Bejkos jetojnë me qera, trupi i tij do ketë nevojë për formalitete në Itali. Ne jemi mbledhur dhe po merremi me organizmin e kësaj çështjeje. Instituti i të përndjekurve të hapë dyert për homazhe. Shteti të japë dëshmshpërblimin e burgut për familjen, pasi janë të varfër”.