Ja se çfarë mendojnë meshkujt për maskilitetin
“Dominim”. “Fuqi”. “Forcë”. “Alpha”. “Kontroll”.
Këto janë vetëm disa nga fjalët që lidhen tradicionalisht me maskilitetin.
Ne shpesh dëgjojmë meshkujt duke u përshkruar si “burrëror” ose “macho”, ose “si femër” – koncepte që duket se përcaktojnë meshkuj individualë përgjatë një shkalle matëse të maskilitetit. Por në një botë si të pabarazisë gjinore dhe roleve shpejt të ndryshueshëm gjinorë, çfarë do të thotë me të vërtetë maskilitet?
Ne pyetëm një grup meshkujsh se si mendonin për konceptin e maskilitetit, çfarë mendojnë ata se është problematike në lidhje me të, se si e përcaktojnë ata fjalën dhe se si do të dëshironin që ajo të përcaktohej. Ajo çfarë zbuluam është se shumica e tyre nuk ishin mjaft të sigurtë. Si thotë edhezëvendës editori i HuffPostit Greg Beyer: “Maskiliteti është çfarë do të thotë të jesh mashkull – gjë që unë mendoj se nuk është diçka e thjeshtë.”
Një gjë për të cilën çdo mashkull me të cilin folëm ra dakord, është se duhet të kemi më pak kufizime në atë që burrat dhe gratë “duhet” dhe “nuk duhet” të bëjnë. Kjo është një fitore për të gjithë. Sepse në fund të ditës, ne jemi të gjithë thjesht qenie njerëzore.
Marrë nga: huffingtonpost.com