Artan Fuga: Lumë gënjeshtrash me rastin e përgatitjes për votim të projektligjit mjeran për arsimin e lartë
Mirë se përgatisin një projekligj mjeran që e ul dhe e fundos edhe më keq arsimin e lartë, duke futur në ngasje edhe qeverinë edhe kuvendin, duke i shtyrë ata drejt mekatit, por nuk kuptoj se pse gënjejnë dhe mashtrojne ditën për diell.
Genjejnë para kamerave, në gazeta, para publikut.
Thuhet se asnjë lek i buxhetit publik nuk do të shkojë te privati. Në fakt të shkoje tamam leku ku duhet s’ka ndonje të keqe, puna është se i jepet privatit për të mbushur xhepat e ndokujt që po pret duke ferkuaar duart pas gardhit, ndërkohë që nuk parashikohet asgjë pozitive për shoqerine.
Si nuk shkoka asnjë lek te privati??? Shkon si ujë për hidrocentral që do të prodhojë :
pare,
pare,
pare…
A nuk thotë e zezë mbi të bardhë projekligj zeza se privati merr lek për doktoraturat, për gjoja kërkimin gjoja shkencor, për studentët e gjoja ekselencës…
Do të grrihet me lekë nga paret e pensionisteve, pabuksave te shkretë, të sëmurëve, etj.
Një zonje që paraqitet si deputete na tha në komision : Mos u beni merak o profesora të “nerum” se gjithçka që në projektligj bie në kundershtim me deklaraten e qeverise se lekët e buxhetit nuk do shkojne te privati, do të hiqen.
Kur çfarë të shohim, asgjë nuk ndryshon.
Gënjeshtra pa pikë turpi…
Pastaj, thuhet se shkollat doktorale nuk i jepen universiteteve publike meqe disa profesora kanë nga 40 drejtime doktoratash.
Gënjeshter përsëri.
Mega-rrenë. As pinoku nuk do ta kishte thënë.
Nëse dikush ka kaq shume doktorante në drejtim ai të ndalohet, t’i hiqen, të bëhen akte kontrolli, por s’mund të mbyllësh të gjitha shkollat doktorale meqë në një shkollë ke gjetur një shkelje.
Kesaj i thonë përshembëll të mbyllësh shkollën e shurdh – memecëve sepse ke gjetur shkelje te shkolla e fëmijëve me prapambetje mendore…
Gënjeshtër. Rrene.
Thonë pa turp se Forumi për Lirite Universitare nuk paska dërguar me shkrim vërejtjet dhe komentet e tij as edhe propozime për ndryshime ligji.
GËNJESHTËR prej pinoku qurrash.
Pikë për pikë janë dërguar, me qindra faqe kanë dërguar profesorët, as i ka lexuar njeri.
Gënjeshtra lume.
DO ARRIJNE THUA TA GËNJEJNË, MASHTROJNË, QEVERINË, KUVENDIN, PRESIDENTIN, POPULLIN, OPOZITËN ME KETO GËNJESHTRA PA PIKE TURPI LOBITE E DISA INTERESAVE PRIVATE QË KANE KAPUR PËR FYTI DISA PUNONJES SHTETRORË DHE NUK I LESHOJNË MË ???