Bill Klinton në Tiranë/ Si kanë ndryshuar qëndrimet e tij për LGBTQ+

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton do të vizitojë Shqipërinë të hënën e 3 korrikut 2023.
Në 24 marsin e vitit 1999 Bill Klinton në cilësionë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara lajmëroi nisjen e bombardimeve mbi Serbinë, në kulmin e luftës në Kosovë!
Nga Ky moment, Klinton do të hynte në zemrat e shqiptarëve, duke qenë jo vetëm presidenti i vendit më të fuqishëm në botë, por edhe hero për shqiptarët.
Bill Klinton është Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara që shërbeu në zyrën ovale nga viti 1993 deri në vitin 2001. Ai ka shërbyer më parë si Guvernator i Arkansas nga viti 1979 deri në vitin 1981 dhe nga 1983 deri në vitin 1992, dhe si Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Arkansas nga viti 1977 deri më 1979.
Por Cili ka qenë qëndrimi i Bill Klinton për komunitetin LGBTQ+ ndër vite?
Deri në maj të vitit 1996, presidentit Bill Klinton nuk i është dashur kurrë të flasë asnjë fjalë në publik për martesën e të njëjtit seks.
Si kandidat për president, Clinton kishte qenë pionier në përqafimin e të drejtave të komunitetit LGBTQ+: kandidati i parë presidencial që kishte një folës të hapur gej në kongresin e tij, i pari që tha “gay” në një fjalim pranimi, i pari që u shfaq në një mbledhje fondesh që synon shprehimisht kultivimin e mbështetjes për pakicat seksuale.
Ndërsa ai u angazhua për një sërë shqetësimesh ndaj komunitetit LGBT, të drejtat e martesës nuk ishin një prej tyre.
Deklarata e vetme e dokumentuar që Clinton bëri në lidhje me këtë temë ishte në një përgjigje të shkurtër me shkrim për një Reader’s Digest që pyeste nëse ai ishte dakord që “çiftet LGBT duhet të kenë të drejtën për t’u martuar”.
“Kam mbajtur një qëndrim shumë të fortë kundër çdo diskriminimi ndaj gejve dhe lezbikeve,” u përgjigj guvernatori i atëhershëm i Arkansas, “por unë nuk favorizoj një ligj për legalizimin e martesave”.
Gjithsesi, Bill Klinton si President bëri një akt të hapur që shkonte kundër komunitetit LGBTQ+.
Klinton nënshkroi me datën 21 shtator 1996 një projektligj që e përkufizonte martesën vetëm mes një burri dhe një gruaje.
Për dekada, ai lejoi shtetet të mohojnë martesat e të njëjtit seks përmes legjislacionit anti-LGBTQ+.
Ligji u anulua përfundimisht nga vendimi i Gjykatës së Lartë të vitit 2015 për Obergefell kundër Hodges , i cili legalizoi martesën e të njëjtit seks në nivel kombëtar.
Klinton gjithashtu kishte nënshkruar një projektligj “Mos pyet, mos thuaj”, i cili lejonte burrat dhe gratë LGBTQ+ të shërbenin në forcat e armatosura për sa kohë që nuk u tregonin njerëzve për seksualitetin e tyre.
Ligji pa gati 14,000 oficerë ushtarakë të shkarkuar nga 1994 deri në 2010, me një kulm prej rreth 1273 në 2001.
Ai përfundimisht u shfuqizua nga presidenti Barack Obama në vitin 2010, kur ai nënshkroi një projekt-ligj për të lejuar hyrjen e hapur të trupave LGBTQ+ në ushtrinë amerikane.
Por, qëndrimet e Klinton kanë ndryshuar me kalimin e viteve!
Në 2011 ai kërkoi nga disa shtete të legalizojnë martesat e të njëjtit seks./ HistoriaIme