Joe Biden merr vendimin shpresëdhënës për atletët trans: Transgjinorët të përfshihen në sportet e vajzave!

Presidenti Biden në ditët e tij të para në detyrë ka miratuar një urdhër ekzekutiv anti-diskriminim që do të detyrojë shkollat të përfshijnë atletë transgjinorë në sportet e vajzave. Urdhëri, i titulluar Parandalimi dhe Luftimi i Diskriminimit mbi Bazën e Identitetit Gjinor ose Orientimit Seksual, u nënshkrua vetëm disa orë pasi Biden mori detyrën.
Fëmijët duhet të jenë në gjendje të mësojnë pa u shqetësuar nëse do t’u ndalohet hyrja në tualet, dhomën e zhveshjes ose sportet shkollore.
thuhet në urdhrin e firmosur nga presidenti ri amerikan.
Biden pretendon se politika të tilla anti-diskriminuese janë ‘të përfshira në ligjet anti-diskriminuese të vendit’ dhe përputhen me një vendim të Gjykatës Supreme nga viti 2020 që ndalon ‘diskriminimin në bazë të identitetit gjinor të dikujt’. Tani ka spekulime se shkollat publike nuk do të marrin fonde nëse nuk lejojnë që atletet transgjinore të garojnë në sportet e vajzave. Ky është vendmi i parë që ka ngjallur polemika mes radhëve të amerikanëve. Disa grupime prindërish konservatorë kanë reaguar në media lokale duke thënë se nuk do të lejonin fëmijët e tyre në tualet më transgjinorë. Mbetet ende për tu parë sesi do të jetë vijimësia.
Si mendoni a është gati edhe Shqipëria për një ligj të tillë?
Komentoni në hapsirën e komenteve.