Çfarë ndodhi në 2023-shin?
Teksa për pak ditë mbyllim kapitullin e 23-të të shekullit të 21-të, le të rendemi pak sëbashku në kujtimet e arritjet e komunitetit LGBTQ+ në botë. Pavarësisht sfidave të përditshme që secili ka nga brënda e atyre nga jashtë, duam të shënjojmë ngjarjet më të bukura në botë që i dhanë zë të gjithë personave queer në 2023.
Nga triumfi i martesave mes së njejtës gjini në një pjesë të Azisë, deri te arritja për ndalimin e terapisë konvertuese, dhe prezenca e shtuar e sportistëve LGBTQ+ në sporte, flamuri shumgjyrësh u valëvit krenar përgjatë këtij viti. Për të rikujtuar disa momente kyçe, lexoni më poshtë:
- Spanja, Qiproja dhe Islanda kriminalizojnë terapinë konvertuese, e cila është një tentativë për të konvertuar personat homoseksualë në hetersoeksual nepërmjet terapive, psikoanalizës, ndryshimit të sjelljes, etj…
- Hollanda ndryshon kushtetutën në 17 janar për të ndaluar diskriminimin bazuar në orientim seksual.
- Më 31 janar, Sllovenia njeh zyrtarisht martesën e të njejtës gjini, duke u bërë vendi i parë në Evropën Lindore dhe Ballkan për këtë.
- Letonia zgjedh presidentin e saj të parë hapur homoseksual, Edgars Rinkevics, më 31 maj, Ai premton të legalizojë bashkëjetesën e personave të së njejtës gjini nga viti 2024.
- Më 25 qershor, 400 ushtarë queer turq thyejnë ndalesën nga qeveria turke për të festuar Pride-in dhe marshojnë nëpër rrugë me krenari.
- Pas një kërkese nga Gjykata Supreme e Nepalit më 20 mars, Nepali bëhet vendi i parë në Azinë Jugore që njeh martesën e të njëjtës gjini më 29 qershor.
- Pas anullimit të fundit të Montreal Pride në 2022, Montreal Pride 2023 ishte më e madhe dhe më e mirë se kurrë, duke tërhequr më shumë se 450,000 vizitorë.
- Ylli pop trans, Kim Petras, merr një Grammy për performancën më të mirë pop bashkë me partnerin e tij, Sam Smith, falë këngës së tyre, “Unholy.”
- Gjykata Supreme e Sri Lankës nis një program më 9 maj për të dekriminalizuar homoseksualitetin.
- Parlamenti i Tajvanit miratoi një ligj më 16 maj për të lejuar çiftet e të njëjtës gjini të adoptojnë fëmijë.
- 21 sportistë të dalë hapur queer morën pjesë në lojërat Pan-Amerikane në Santiago nga 20 tetor deri më 5 nëntor.
- Legjenda e drag-ut në San Francisco dhe pronari i klubit Oasis, D’Arcy Drollinger, bëhet drag queen-i i parë që merr një çmim nderi në Amerikë për punën e tij bamirëse: Meals on Heels, në të cilën drag queens dorëzonin vaktet në streha gjatë pandemisë.
Pa shumë për të thenë, jemi krenarë dhe të frymëzuar nga arritjet globale të komunitetit LGBTQ+ në botë, si një shenjë e mirë drejt një shoqërie më të dashur dhe mirëpritëse.
E ardhmja premton shumë, jini pozitiv!