Zhvillimet e fundit, Papa dhe LGBTQ+
Papa Françesku dje, të hënën e 18 dhjetorit dha aprovimin e tij për bekimin e çifteve të së njejtit seks nga priftërinjtë, pa rituale katolike.
Marrë detyrën në 2013, Papa Françesku ka patur një rrugëtim plot dinamika mbi qëndrimet e tij për komunitetin LGBTQ+. Kryesisht me një qëndrim pozitiv, pak të mjegullt thoshte: ‘’Po pranuan Zotin, dhe kanë qëllim të mirë, kush jam unë ti gjykoj’’, ose në 2014 ai tha: “Duhet të gjejmë një mënyrë për të mbështetur nënat e baballarët për ti qendruar pranë vajzave e djemve të tyre’’.
Muajin e kaluar Vatikani shprehu që lejon nën rrethana të caktuara për personat transgjinorë të kryejnë pagëzimin si Katolikë, e të shërbejnë si kumbarë. Për të kundërshtuar ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin papa tha: “Të jesh homoseksual nuk është krim’’.
Papa Françesku sot nuk bekoi martesat mes personave të së njëjtës gjini, por lejoi që priftërinjtë të bekojnë mardhëniet e çifteve të së njëjtës gjini. Duke i konsideruar këto hapa si të domosdoshëm për ti hapur rrugën dikujt drejt ndihmës së Zotit, për një jetë më të mirë.
Kjo deklaratë e Papës thekson që martesa është një bashkim i përjetshëm mes një burri e gruaje. Thekson faktin që këto bekime nuk duhet të lidhen me asnjë ritual apo traditë katolike, e me asnjë shërbim fetar. Shtuar kësaj, bekimet për çiftet e së njëjtës gjini nuk duhet as të përfshijnë veshjet apo gjestet që i përkasin një rituali katolik martesor.
Teksa thuhet që: “Jezus Krishti është i njëjtë dje, sot dhe përgjithmonë’’, aftësia jonë për të kuptuar dhe zbatuar mësimet e Biblës ndryshon, dhe varet teksa ne rritemi e mësojmë më shumë për botën. Evangjelistët dhe degëzime të tjera konsvervative katolike theksojnë në interpretimet e tyre se mardhëniet e së njëjtës gjini nuk reflektojnë vullnetin krijues të Zotit.
Ndërsa disa shqiptarë shprehin mbështetjen ndaj këtij vendimi, të tjerë duken pak të ftohtë ndaj këtij vendimi revolucionar të të parit të kishës katolike.
Historia ime ju nxit që veçanërisht në këtë periudhë festash, përtej çdo përkatësie fetare, rracore, gjinore, etj… të respektojmë gjithkënd.
Referenca: https://apnews.com/hub/pope-francis , https://edition.cnn.com/2023/12/18/europe/pope-francis-same-sex-couples-blessing-intl/inde