Vdes nga infarkti Pino Daniele
Këngëtari dhe kantautori i mirënjohur napolitan Pino Daniele ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare pas një ataku kardiak.
Ai vdiq nga një atak në zemër, mes natës 4 dhe 5 janar 2015, duke lënë pas një repertor të pasur dhe një muzikë të dashur për publikun. Vdekja e artistit është konfirmuar nga menaxheri i tij Ferdinando Salzano. Pas lajmit të ndarjes nga jeta, shumë këngëtarë kanë shkruar mesazhe lamtumire në rrjetet sociale siç janë Laura Pausini apo Eros Ramazzotti.
“Edhe Pino na la, miku im i madh. Dua që ju ta mbani mend me buzëqeshje, ndërsa unë shkruaj, jam duke qarë. Unë gjithmonë do ta kujtoj si një njeri të pastër dhe një artist të madh. Faleminderit për gjithçka që me ke dhënë mua vëllai i madh, do jesh gjithmonë do të jeni në zemrën time” shkruan Ramazzotti.