Më 3 dhe 10 Tetor 2020, organizata evropiane për të rinjtë LGBTI+ IGLYO do të organizojë një festival krenarie rinore në internet, me titull: “Bashkohuni – Solidariteti i Fuqizuar”. Ky festival krenarie do të ofrojë diskutime, performanca artistike, panele, tryeza të rrumbullakëta dhe punëtori.
Organizatorët e festivalit janë duke kërkuar kontribute artistike nga aktivistë dhe të rinj LGBTI+ nga e gjithë Evropa, për të plotësuar këtë ofertë të pasur të përmbajtjes.
Nëse jeni një regjisor, artist vizual, muzikant, shkrimtar apo interpretues, të angazhuar në çështje shoqërore përmes një perspektive të rinisë queer, atëherë IGLYO pret të dërgoni punën tuaj!
“Kontributi juaj mund të jetë në disa forma: filma, shfaqje, fjalë e folur, kërcim, muzikë. Ne synojmë për cilësi, diversitet dhe përmbajtje që mund të transmetohen në internet.”, shkruhet në njoftimin zyrtar nga IGLYO.
Afati i fundit për të dërguar aplikime është data 31 Gusht, ora 10 e mbrëmjes.
Nëse jeni të interesuar të paraqisni një propozim që nuk është i përfshirë nga kategoritë e mësipërme ose për ndonjë arsye nuk përshtatet me strukturën e prezantuar, ju lutemi shtoni detaje në kutinë e komenteve në fund të formularit në internet.
Formulari (në Anglisht) ku mund të dërgoni punimin tuaj gjendet në lidhjen në vijim:
Komiteti i përzgjedhjes do të përbëhet nga të rinj nga IGLYO dhe përfaqësues të tjerë të rinj brenda lëvizjes.
Për të paraqitur kontributin tuaj, ju lutemi plotësoni formularin në internet, i cili duhet të përfshijë një përshkrim të kontributit tuaj dhe një lidhje me një shembull të punës tuaj. IGLYO mezi pret të transmetojë shfaqjet tuaja!