“The Guardian” uron Krishtlindjet me veprën e Anri Salës
E përditshmja britanike “The Guardian” ka zgjedhur një fotografi të artistit të njohur shqiptar Anri Sala, për të uruar Krishtlindjet. Gazeta prestigjioze, e ka postuar “online” instalacionin me titull “Eversion E_white” si dhuratë për festat e fundvitit.
“Me palma ngjyra -ngjyra e valëzuese dhe me drita diskotekash interesante” është përshkrimi për veprën që Sala e kishte realizuar në vitin 2009.
Artisti nga Shqipëria, Anri Sala, këtë vitu shpall fitues i çmimit më prestigjioz të artit bashkëkohor në Evropë, “Vincente”.
Çmimi, i cili ndahet qysh nga viti 2000, feston karrierën e artistëve puna e të cilëve është cilësuar të jetë “ndikues në zhvillimin e artit bashkëkohor në Evropë” dhe ka një vlerë prej 50 mijë euro.
Marrë nga gazetatema.net