“Të rinjtë promovojnë kulturën”, ekspozita etnografike në Kalanë e Prezës
Në kuadër të ditëve europiane të trashëgimisë kulturore, në datë 4 tetor, në Kalanë e Prezës, zhvillohet një ekspozitë e veçantë etnografike.
Aktiviteti organizohet nga të rinj, të mbështetur nga Fondacioni “Soros” dhe promovon etnografinë e zonës së Prezës. Një vend me potencial të rëndësishëm historiko kulturor për Tiranën, si dhe i vetmi potencial për bashkinë e Vorës.
Një ndër studentet organizatore, është Ervisa Zaja. E cila na thotë se e nxitur nga studimet që vazhdon, për Histori, ka vendosur të mbledh të rinj të zonës së Prezës, për t’u bërë promotorë të trashëgimisë së vyer të kësaj zone.
“Kemi vendosur që si pikëfillim të kësaj nisme, do të ketë një ekspozitë me fotografi dhe objekte etnografike të zonës së Prezës”. Dhe dua të theksoj se kemi zgjedhur pikërisht datën 4 tetor, si pjesë e vazhdimësisë së aktiviteteve në kuadër të ditëve të trashëgimisë europiane”, thotë Evisa.
Ajo na siguron gjithashtu se ekspozita “Të rinjtë promovojnë kulturën”, që do të zhvillohet në ambjentet e Kalasë së Prezës, në orën 14:00 të 4 tetorit, do të jetë “ekspozita më e veçantë që keni parë ndonjëherë me objekte etnografike”.
Për më shumë rreth aktivitetit, ndiqni faqjen e eventit në Facebook.