“Të nervozuarit që u bëjnë sehir çupave gjoksmëdha” – Hans Joachim Lanksch
Fotoja është ilustruese, botuesi z. Fahri Balliu, një ndër personat më të ashpër ndaj librit “Vrima”. Titulli i letrës redaksional
Letër e përkthyesit gjerman Hans Joachim Lanksch per poeten Rita Petro:
E nderuar znj. Petro,
Më shqetësojnë reagimet dhe keqinformimet rreth librit dhe çmimit që mori libri. Më vjen keq, se ju mbysin me akuzime dhe sharje injorantët që:
a) as nuk i hodhën një sy librit dhe që;
b) nuk dinë dot se ç’do të thotë termi “bibliofilik”.
Injorantët e paraqesin punën sikur teksti i stërcituar për heqjen e brekëve ta ketë fituar çmimin dhe sikur tërë libri të përbëhej vetëm nga tekste për organet seksuale. Mu në kohën kur shpërtheu “shitstorm”i kundër jush, librit dhe çmimit, disa media shqiptare me shkrim botuan një “artikull” për gjatësinë mesatare të penisit te shqiptarët. S’kishte asnjë revoltim kundër asi shkrimi më se i tepërt dhe budallaq.
Në këtë mes më vjen paksa keq që ju në libër e keni fjalën për “p…sin’ dhe jo për ‘k…’ Njerëz me mendësi “të shëndoshë” përditë nervozohen për seksualizimin e mediave dhe, njëkohësisht, u bëjnë sehir çupave gjoksmëdha, që na i servirojnë përditë në media *)….
Mua më shumë më shqetëson pornografia e një lloji tjetër: ajo patetike patriotikokombëtaristoshqiptariste… Znj.Petro, Ju uroj nerva të forta dhe gjakftohtësi ndaj – siç e thatë ju – mllefeve!
Ju përshëndes, HansJoachim Lanksch.