Surpriza e komunistëve kosovarë për Blendi Fevziun
Diskutimin “Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha dy rivalë që shënuan historinë e re të Shqipërisë”, nxitur nga librat e Blendi Fevziut, “Enver Hoxha” dhe “Ahmet Zogu – Presidenti që u bë Mbret”, ka mbledhur në një sallë enveristët kosovarë, që edhe sot Enver Hoxhën e shohin si heroin më të madh kombëtar.
Madje njëri prej tyre, që rreth qafës mbante të lidhur një shami të kuqe, që ishte identifikim për komunistët, ka treguar se deri ku shkon dashuria e tij për Enver Hoxhën, shkruan Zëri.info
“Vajza ime do të kurorëzohet shpejtë, dhe unazat do t’i ndërrojnë para bustit të Enver Hoxhës”, ka thënë ai.
Ndërsa autori i dy librave, Blendi Fevziu iu përgjigj atij duke buzëqeshur: “Po më ftove në dasmë, do të vij edhe unë”.
Ndryshe, dje nga qyteti i Ferizajt kishin ardhur dy grupe, në njërin grup ishin ata që kishin djegur librin e Fevziut në këtë qytet dhe në tjetrin ishin ata që e përkrahnin Fevziun.
“Nuk jam me grupin që ta kanë djegur librin”, ka qenë fjalia e parë e grupit që e përkrahte Fevziun. E kishte të atillë që i janë drejtuar edhe me shoku Blend, derisa të tjetër kanë thënë se Enver Hoxha është figura më e ndritshme shqiptare, udhërrëfyesi dhe katalizatori i të gjitha lëvizjeve për bashkim kombëtar.
E dikush që e kishte pasur shok lufte Hashim Thaçin i tha se është transformuar dhe se është shok i Blendi Fevziut.
“Thaçin nuk e kam shok unë”, ka thënë Blendi Fevziu. /Zëri/