Studim: Njerëzit kreativ janë më të prirur të vuajnë nga sëmundjet mendore
Piktorët, muzikantët, shkrimtarët dhe balerinët, janë 25% më shumë të prirur të bartin gjene të tilla, në krahasim me profesione të tjera më pak kreativë siç janë fermerët, laborantët, shitësit etj.
Njerëzit kreativ janë gjenetikisht më të prirur të vuajnë nga çrregullimi bipolar dhe skizofrenia thotë studimi.
“Të jesh krijues do të thotë të mendosh ndryshe, dhe kur je ndryshe, ke një tendencë të etiketohesh si i çuditshëm, i çmendur etj”– thotë Kari Stefansson, CEO i deCODE.
Studimi i publikuar në gazetën “Nature Neuroscience”, ka përdorur informacionet medikale të 86.000 islandezëve për të gjetur variante gjenetike që dyfishojnë riskun e skizofrenise dhe të çrregullimit bipolar më shumë se një e treta e tyre. Kërkuesit zbuluan sesa të ngjashëm ishin këto variante tek anëtarët e shoqërisë kombëtare të artit, 17% më shumë krahasuar me jo anëtarët e saj.
Më pas ata kontrolluan zbulimet e bëra në databasat e Hollandës dhe Suedisë, rreth 35.000 njerëz, që ishin të prirur për të qenë kreativ, ishin rreth 25% më të prirur të bartnin këto çrregullime.
Gjithësesi, Albert Rothenberg, profesor i psikiatrisë në Universitetin e Harvardit, nuk bie dakort me lidhjen që është bërë mes sëmundjeve mendore dhe kreativitetit.