SkaNdal në Millenium. Vajzat dhe djemtë LGBT me zë e fytyrë
Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT dhe ProLGBT do të shfaqin dokumentarin “SkaNdal”, i cili tregon hapur historinë e lëvizjes LGBT në Shqipëri, në kinema Millenium.
Dokumentari do të shfaqet për publikun e gjerë në Kinema Millenium në datat 22-25 Shtator, në orën 19:00 dhe 26 Shtator, në orën 17:00.
Transmetimi i “SkaNdal” në kinema synon të mbledhë fonde për “Strehën”, qendrën e parë rezidenciale që iu vjen në ndihmë të rinjve të pastrehë ose viktima të dhunës për shkak të orientimit seksual.
Ky dokumentar rrëfen historinë e disa djemve dhe vajzave, jo më me fytyrë dhe emra të fshehur, dhe mënyrën si lëvizja LGBT ndryshoi jetët e tyre.