Sjellja e Wikipedias ne shqip

Të shtunën në mëngjes ekipi i Historia Ime dhe pjestarë të komunitetit LGBTQ+, koontribuan në përkthimin e disa materialeve nga Wikipedia në shqip. Faqja që të gjithë e njohim mirë, kur marrim informacione për Selena Gomezin apo Gjirokastrën, është në fakt një nga platformat më të mëdha botërore për mbledhjen e informacionit në disa gjuhë.

Në Shqipëri platforma drejtohet nga Vjollca e cila që krye të herës i ka dedikuar jetën e saj gjuhës shqipe. Si në këtë platformë ku kryesisht puna konsiston në artikujve perkthimin dhe përshtatjen e tyre në shqip, artikujt dhe informacionet janë gjithmonë të pafundme. Ndër to edhe artikujt me tematikë LGBTQ+, për të cilët Historia Ime po kontribuon edhe sivjet.
Gjatë takimit tonë të shtunën, shpeshherë u përballnim me artikuj për të cilët nuk dinim si të përkthenim fjalë të caktuara. Përshembull u hasëm me fjalën ‘’crossdress’’, për të cilën nuk ka një fjalë të përshtatshme në shqip. Ndërsa për fjalën lezbike dolëm në diskutime për mënyren se si mund të shqipërohet kjo fjalë, e nëse duhet shkruar me z apo me s.
Ndër këto dilema të vogla, por thelbësore për informacionin e vlefshëm dhe të saktë që qarkullon rrotull për komunitetin LGBTQ+, jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë.
Nëse dëshironi të jepni kohën tuaj vullnetarisht në redaktimin dhe përkthimin e artikujve, vetëm na kontaktoni nepërmjet adresës tonë të e-mailit: [email protected]