Shqipëria nuk do përfaqësohet në Eurovizion me këngën që fitoi Festivalin
Këngëtarja e cila fitoi festivalin e fundvitit në RTSH me këngën Diell është shprehur sot nëpërmjet një njoftimi të postuar në rrjetet sociale se ajo nuk do ta përfaqësojë shqipërinë në urovision Song Contest 2015 me këngën që fitoi festivalin por me një tjetër këngë për shkak se autori i këngës Diell është tërhequr nga
Elhaida Dani ka preferuar që të jetë vetë ajo që ta ndajë këtë njoftim me publikun duke sqaruar se “autori i këngës Diell, për arsye personale dhe të pandryshueshme, ka vendosur të tërheqë këngën nga ai e kompozuar dhe do jetë për fat të keq e pamundur të këndohet nga unë në Eurovision Song Contest 2015”.
Duke respektuar këtë zgjedhje të tijën personale, dhe në dakordësi me RTSH, e mbi të gjitha duke respektuar rregullat e vendosura nga Eurovision Song Contest, është komunikuar që si fituese e Festivalit të Këngës, Dani duhet të përfaqësojë vendin në Vienë me një këngë të re.
Këngëtarja shpreh urimin dhe dëshirën që ky vendim i papritur të mos sjelli pakënaqësi dhe polemika. “Qëllimi mbetet ai që Shqipëria të ndahet me një rezultat sa më të mirë dhe të gjithë do punojmë sa më shumë për të arritur” ka përfunduar Elhaida.