Rozana Radi thote per Historia Ime: Im ate e trajtonte mamin si Mbretereshe…
Këngëtarja Rozana Radi e cila është e vetmja këngëtare e angazhuar që të paktën këto vitet e fundit tenton të përcjellë mesazhe për të drejtat e gruas, fitoi sot në mbrëmje (e shtunë, 10 nëntor) çmimin “Interpretimi më i mirë”, në festivalin “Kënga Magjike”.
Në Shqipërinë e këngëve me tekste minore, ndonjëherë banale dhe idiote, është risi çdo këngë që risjell në vëmendje rëndësinë e fjalës.