Rodriguez bëhet aktorja e parë trans që ka fituar një Glob të Artë

Michaela Jaé (Mj) Rodriguez është bërë aktorja e parë trans që ka fituar një Glob të Artë, duke
marrë në shtëpi çmimin për aktoren më të mirë në një seri televizive dramatike për rolin e saj në
“Pose”.
Rodriguez, e cila luajti rolin e Blanca Evangelista në serial, bëri histori në Golden Globes të
dielën e 9 janarit.
Në kategorinë e saj, ajo ishte kundër Uzo Aduba për In Treatment, Jennifer Aniston për The
Morning Show, Christine Baranski për The Good Fight dhe Elisabeth Moss për The Handmaid’s
Tale.
Duke iu drejtuar fitores së saj në një postim në Instagram, ylli i “Pose”, ditëlindja e 31-të e së
cilës ishte të premten (7 janar) tha: “Ti po flet për dhuratën më të çmendur për ditëlindje!
Faleminderit!
“Ata do të shohin se është më se e mundur të arrish sukses. Ata do të shohin një vajzë
të re latine afro-amerikane nga Nju Xhersi, e cila kishte ëndërr të ndryshonte botën me
dashuri. DASHURIA FITON. ” shkroi Mj Rodriguez.
“Për fëmijët e mi të rinj LGBTQAI, JEMI KËTU, dhe dera tani është e hapur, tani arrini yjet!”
Ajo i përshkroi të nominuarit e tjerë si “mbretëresha” dhe shtoi: “Jam shumë e lumtur që ndaj
hapësirën me ju! Secila prej jush jeni fenomenale.
Mj Rodriguez tha: “Fitorja është për personat LGBTQAI, afro-amerikanët, latinët, aziatikët, ngjyrat
e shumta të bukura të ylberit nëpër botën e frikshme… Kjo është për ju. Kjo është dera që hapet për ju. Jo vetëm për mua, për të gjithë. Do të ketë kaq shumë individë tërinj, të rinj, të talentuar, individë të lulëzuar, që do të jenë në gjendje… të hyjnë me furtunë nga
dera.”
Golden Globes nuk u transmetua në televizion këtë vit dhe nuk u ndoq nga të famshëm, pasi
Shoqata e Shtypit të Huaj të Hollivudit (HFPA), e cila organizon çmimet, lufton kundër
polemikave për mungesën e diversitetit dhe akuzat për korrupsion.
Mj Rodriguez bëri histori vitin e kaluar në Emmys
Vitin e kaluar, Mj Rodriguez u bë gruaja e parë trans e nominuar në kategorinë e aktores
kryesore në Emmys, gjithashtu për performancën e saj në Pose si Blanca Rodriguez.
Edhe pse në fund ajo u mposht nga Olivia Colman nga The Crown, Rodriguez tha për NJ.com:
“Unë mendoj se njerëzit më në fund e shohin Michaela Jaé për atë që ajo është në të vërtetë “/ Agon Rexhepi
Burimi: https://www.pinknews.co.uk/2022/01/10/mj-rodriguez-golden-globes-trans-pose/